Lajme

Grupi për Mbrojtjen e Badovcit: Kërkojmë urgjentisht nga Komuna e Prishtinës publikimin e dokumenteve

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 13 January 2020

Grupi për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit pjesë e të cilit janë bërë më shumë se 19 mijë qytetarë kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të publikojë të gjitha vendimet dhe korrespondencat me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për projektin në Badovc.

Ardian Ndrecaj, organizator i këtij grupi ka shkruar se në emër të 19 mijë qytetarëve të këtij grupi Komuna e Prishtinës duhet që urgjentisht të publikojë ato vendime, shkruan gazeta inFokus.

“Ne emer te me shume se 19.000 qytetareve nga grupi kerkojme nga Komuna e Prishtines qe urgjentisht te publikoje krejt vendimet dhe korrespodencat me Ministrine e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor per rastin e ndertimit ne Badovc”, shkuan ai në grupin për mbrojtjen e Badovcit.

Ndrecaj gjithashtu tha se Komuna duhet të publikojë edhe të gjitha kushtet që i janë dhënë kompanisë për ndërtim.

“Si dhe te publikoje Kushtet per Ndertim qe u jane dhene kompanise per ndertim ne brigjet e Badovcit. Ne te kunderten do te bejme kerkese per qasje ne dokumente zyrtare, dhe me ligj jane te obliguar te na i ofrojnë”, shkruan ai./Gazeta inFokus/

Të tjera