Rozë

Grupi “Metallica” vlerësohet me çmimin prestigjioz

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 15 February 2018

Grupi i famshëm amerikan “Metallica” ka marrë një nga çmimet më prestigjioze në botën e muzikës, “Polar Music Prize”.

Ky është një çmim i rëndësishëm, i dhënë në të kaluarën për eksponentët e mëdhenj të muzikës botërore, si Paul McCartney, Led Zeppelin, Bob Dylan. Sting dhe Ennio Morricone: ” Metallica solli muzikën rock në vende ku nuk kishte qenë kurrë më parë. Jemi krenarë që kjo mund të jetë pjesë e historisë sonë” – komentoi James Hetfield.

Drummer Lars Ulrich tha se ishte mjaft i lumtur për çmimin: “Ne jemi në shoqëri diskrete,” tha ai, duke iu referuar emrave prestigjioze që janë pjesë e historisë së këtij çmimi. “Kjo është një konfirmim i madh i çdo gjëje që Metallica ka bërë në 35 vitet e fundit. Dhe sot ne ndihemi në formë të jashtëzakonshme, pasi kemi ende shumë vite përpara nesh për ta provuar atë.”

-Advertisement-

Përveç prestigjit të një çmimi të tillë, i cili është konsideruar si një çmim Nobel, Metallica do të marrë edhe një shumë parash prej 90 mijë dollarësh, të cilat do të dhurohen për bamirësi.

Grupi “Metallica” aktualisht ndodhet në Itali, ku ka performuar në Bolonjë dhe Torino.

View image on Twitter

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera