Lajme

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë forcat e sigurisë së Maqedonisë (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 12 June 2019

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, paraqesin rrezik të lartë për shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Kjo mund të shihet edhe në pamjet e Klan Maqedoni, të cilët kanë siguruar se si bëhet transferimi i tyre në burgun e Idrizovës.

Ministria e Punëve të Brendshme nën masa të rrepta të sigurisë, duke përfshirë disa njësite speciale, helikopterë dhe policë në uniformë, bën transferimin e tyre në burgun e Idrizovës.

-Advertisement-

Sipas Klan Maqedoni, aksioni për transferimin e “Grupit të Kumanovës” në burg është mbajtur në fshehtësi dhe është përgatitur nga një grup më i vogël i njerëzve.

Për më shumë ndiqni pamjet:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera