Lifestyle

Grupi i hakerave i dërgon mesazh paralajmërues Bill Gates-it!

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 30 March 2020

Grupi i njohur i hakerave “ Anonymous” ka lëshuar akuza të forta ndaj themeluesit të Microsoftit, Bill Gates. Përmes një videoje të postuar në Facebook, ata thonë se “në mesin e kësaj pandemie historike, miliarderi e ka pozicionuar veten si Nostradamusin e sëmundjes”. “

Ke bërë një punë të jashtëzakonshme për të rindërtuar imazhin tënd, nga një CEO i pamërshirshëm korporate, në filantropin dashamirës dhe shpëtuesin e botës”, thuhej në mesazh. Anonymous shton se kjo nuk është dicka e re, pasi sipas hakerave, dikur industrialisti John Rockfeller ishte një prej njerëzve më të urryer në vend për shkak të trajtimit të ashpër që I bënte punëtorëve, monopolizimin e industrive kryesore dhe influencën e tij në politikë.

Pas një masakre të minatorëve të hedhur në grevë në 1914-tën, që njihet si masakra Ludlow, reputacioni i tij ishte më keq se kurrë, ndai ai vendosi të angazhonte një ekip prapagandistësh për të përmirësuar imazhin e vet publik. Anonymous i kujton Gates sesi reputacioni i tij gjithashtu kishte prekur fundin kur Microsofti u përfshi në një betejë ligjore anti-trusti me qeverinë amerikane.

-Advertisement-

“Nuk ka dyshime se avancimi i mjekësisë është një kauzë fisnike, dhe se investimet në shëndetin publik janë të rëndësishme, por jo kushdo që është i përfshirë në industrinë farmaceutike e bën këtë për interes të publikut. Tani, ju keni dalë përkrahës i masave drakoniane kundër sëmundjes, përfshirë një sistem mbikqyrjeje që të gjurmojë cdo person të infektuar.

Në Kinë e vende të tjera ku u implementua ky sistem, nuk vonuan të shfaqeshin episode të shkeljes së të drejtave të njeriut. Është gjithashtu shumë e cuditëshme, që prej disa vitesh kompanitë dhe fondacionet e tua janë përfshirë në një projekt të quajtur “ ID2020”, dicka shumë e ngjashme me sistemet që propozon sot. Ti mund ta zotërosh ende korporatën mediatike, por ne kemi internetin, dhe do të të ekspozojmë”, thuhet në mesazh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera