Lajme

Grupi “Ant”, IPO-ja më e madhe në botë

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 27 October 2020

Gjiganti kinez i teknologjisë financiare, Grupi “Ant”, pritet të sigurojë 34.4 miliardë dollarë amerikanë nga oferta publike fillestare (IPO) më e madhe në botë, sipas dokumenteve të publikuara të hënën nga organi rregullator.

“Ant” e ka caktuar çmimin e një aksioni 68.8 juanë (10.27 $) në Bursën e Shangait dhe 80 dollarë hongkongas (10.32$) në Bursën e Hong-Kongut.

Kjo do të jetë IPO-ja e parë që listohet njëkohësisht në Hong-Kong dhe tregun e letrave me vlerë STAR në Shangai, të ngjashëm me “Nasdaq”-un.

-Advertisement-

Vlera e saj do ta kalojë rekordin e shënuar dhjetorin e kaluar nga “Saudi Aramco” me 29.4 miliardë dollarë amerikanë dhe në vitin 2014 nga kompania nënë e “Ant”-it, Grupi “Alibaba”, me 25 miliardë dollarë amerikanë.

Grupi “Ant”, që më parë quhej “Ant Financial”, është dega e teknologjisë financiare e “Alibaba”-s dhe pronari i “Alipay”-it, sistemi më i madh i pagesës së lëvizshme në Kinë.

Në bazë të këtyre çmimeve, vlera e përgjithshme e Grupit “Ant” mund të arrijë në 2.1 trilionë juanë, ose 313 miliardë dollarë amerikanë, më e lartë se e disa prej bankave më të mëdha amerikane, si “Goldman Sachs” dhe “Wells Fargo”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera