Grupet parlamentare gjejnë gjuhën e përbashkët, ja data që pritet të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus
13:49 | 12 Nëntor 2024
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani pritet të mbahen më 23 shkurt. Për këtë kanë rënë dakord grupi parlamentar i SPD dhe CDU/CSU, u bë të ditur të martën nga burime parlamentare të partive.
Kancelari Olaf Scholz (SPD) kishte propozuar fillimisht, pas prishjes së koalicionit tripartiak, një datë të re zgjedhjesh jo më vonë se fundi i marsit, ndërsa kreu i CDU-së Friedrich Merz donte që zgjedhjet të mbaheshin në janar.
Tani drejtuesit e CDU/CSU, SPD, të Gjelbrit dhe FDP kanë rënë dakord t’i propozojnë 23 shkurtin 2025 Presidentit Federal Frank-Walter Steinmeier, si datë të re për zgjedhjet. Presidenti Federal nuk pritet të kundërshtojë këtë propozim.
Dakordimi mes socialdemokratëve dhe partive unioniste
Këtë e mësuan disa agjenci lajmesh, ndër to ARD, dpa, Reuters dhe Afp, nga grupet parlamentare.
Baza ishte si duket një marrëveshje midis SPD dhe CDU/CSU, pasi kreu i CDU-së Friedrich Merz hoqi dorë të hënën nga kërkesa e tij, që zgjedhjet të mbahen në 19 janar.
Kancelari Olaf Scholz (SPD) nga ana e tij kishte braktisur propozimin e tij fillestar për të organizuar zgjedhje të reja jo para marsit. Sipas burimeve të brendshme, këtë propozim e mbështesin edhe FDP dhe të Gjelbrit.
Kjo sjell qartësi për një nga datat pas shpërbërjes së koalicionit trepartiak. Mbetet për t’u parë se kur do të kërkojë kancelari Olaf Scholz votëbesimin në Bundestag. Sipas burimeve të ARD, Scholz pritet ta kërkojë votëbesimin në 16 dhjetor. Humbja e pritshme e votëbesimit hap rrugën për zgjedhjet e reja të parakohshme. CDU/CSU i kishte kërkuar Scholz-it ta kërkonte të mërkurën (13.11.) votëbesimin, gjë që ai refuzoi ta bënte. Nesër kancelari Scholz do të mbajë një deklaratë të posaçme qeveritare.
Zgjedhjet në shkurt – të realizueshme nga ana organizative
Zgjedhjet në shkurt ofrojnë hapësirë të mjaftueshme për organizimin e tyre. Kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve, Ruth Brand tha sot (12.11.) në një seancë të posaçme të komisionit të shqyrtimit të zgjedhjeve të Bundestagut se i konsideronte datat e shkurtit si “shumë të realizueshme për sa i përket sigurisë ligjore”. Sipas saj, mbajtja e zgjedhjeve ishte “e menaxhueshme”. Ajo më parë kishte shprehur me një letër publike rezerva për datën e janarit.
Këto zgjedhje të reja mbahen pas shpërbërjes së koalicionit tripartiak mes SPD të Gjelbërve dhe FDP-së javën e kaluar (06.11.). Kancelari Olaf Scholz liroi nga detyra ministrin e Financave, Christian Lindner (FDP), duke i dalë përpara braktisjes së koalicionit prej liberalëve të FDP. Pas kësaj, FDP u largua nga koalicioni që e qeveris Gjermaninë që prej dhjetorit 2021./ DW

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































