Grumbullohet Kosova U21, këto janë risitë në skuadër
Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 19 March 2018
Shpresat e Kosovës janë grumbulluar në hotel “International Prishtina” derisa stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerëve, Rafet Prekazi, Erdogan Celina e Naser Prapashtica, e kanë mbajtur sot pasdite në fushën me bari sintetik “Top Football” në Mazgit.
Ndonëse nën reshjet e vazhdueshme të shiut futbollistët kanë treguar angazhim maksimal në stërvitje, duke dëshmuar se me padurim i presin këto dy sfida të radhës, sidomos për faktin se do të luajnë para tifozëve të tyre.
Në stërvitjen e parë kanë munguar vetëm Ardian Ismajli dhe Florent Hasani, të cilët do t’i bashkohen ekipit që nga stërvitja e nesërme për shkak të obligimeve me klubet e tyre.
Stërvitja e radhës mbahet nesër në stadiumin e 2 Korrikut, në orën 13:00, derisa stafi i trajnerëve krahas punës në terren, do të bëjë edhe analizat e ndeshjeve paraprake dhe të kundërshtarëve.
Rafet Prekazi, përzgjedh i Kosovës, ka thënë se djelmoshat e tij kanë potencial.
“Në të gjitha ndeshjet e deritashme kemi treguar lojëra të mira dhe këta djelmosha kanë treguar se kanë potencialë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se jemi ekip i ri dhe realisht kundër asnjë rivali nuk mund të jemi favorit, por duhet të japim 200 përqindshin në fushë”.
“E dimë fare mirë kë e kemi kundërshtarë, por qysh në fillim të këtyre kualifikimeve kam thënë se Kosova nuk do të jetë kafshatë e lehtë dhe kjo edhe u dëshmua. Tash pas çdo ndeshje ekipi po bëhet më kompakt. Dy lojtarë nga ky ekip kanë kaluar në Kombëtaren A dhe ky është një sukses”.
“Edhe në dy ndeshjet e radhës pres që këta djelmosha të japin maksimumin e tyre, por atyre u duhet përkrahja e tifozëve, ashtu siç ju ka dhënë në ndeshjet e kaluara në Mitrovicë nga Dardanët dhe populli i Kosovës, sepse ata janë të etshëm për lojë të mira. Mendoj se tifozët janë të kënaqur me paraqitjet e këtyre djelmoshave, kurse qëllimi ynë është që në çdo ndeshje të hyjmë për të treguar cilësi dhe normalisht për të korrur sukses”.
I rikthyeri nga lëndimi Valmir Sulejmani, është shprehur i gatshëm për Kosovën.
“Jam kthyer pas një pauze 7 muajshe nga lëndimi. Normalisht se nuk është e lehtë të kthehesh pas një lëndimi aq të rëndë, por ndjehem mirë dhe të shohim si do të shkojnë gjërat. Kam luajtur 4-5 ndeshje me ekipin e dytë të Hanoverit dhe kam dhënë maksimumin dhe besoj se rikthimi po shkon mirë. Sa i përket dy ndeshjeve të ardhshme pres që të korrim sukses”.
“Gjermaninë e njoh shumë mirë sepse kam luajtur në ekipet e tyre U-17 dhe U-18, por nëse japim maksimumin dhe luajmë mirë kemi gjasa për fitore. Sa i përket Azerbajxhani nuk kam qenë në ndeshjen e kaluar, por besoj se kemi më shumë kualitet”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Të tjera
-
Haki Abazi: Raporti import-eksport është alarmant
Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit tregtar, për të cili...
-
Ramiz Lladrovci mohon se vetura e aktivistit Përparim Haradini u dëmtua nga “njerëzit e tij”
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka demantuar lajmin se vetura e aktivist...
-
Kryetarja e Preshevës paralajmëron protesta: Po na bëhen shumë padrejtësi
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se do të mbajnë një protestë...
-
Abdixhiku: LDK hyn në Qeveri vetëm nëse ne e udhëheqim atë, nuk ia bëjmë votat Vetëvendosjes
Qeverisë së Albin Kurtit, partia e Lumir Abdixhikut ia kishte bërë votat më p...
-
Hungari: Merret në pyetje drejtuesja e kompanisë e lidhur me shpërthimin e “Pagerëve” të Hezbollahut
Shërbimi hungarez i zbulimit ka marrë disa herë në pyetje drejtoren e përgjit...
-
Abdixhiku: Kurti po i mbron të korruptuarit e qeverisjes së tij, Presidentja reagoi vonë për Martin Berishajn
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po akuzon kryeministri...
-
Policia në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e djeshme në Mitrovicë, kërkon ndihmën e qytetarëve
Policia e Kosovës ka vënë në kërkim të dyshuarin për vrasjen e djeshme në Mit...
-
Zelensky: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga vendosmëria e aleatëve
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha të shtunën se përfundimi i luft...
-
Fatmir Humolli kritikon Memli Krasniqin: Nuk duhet të ketë vija të kuqe ndërmjet partive shqiptare
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Memli Krasniqi, ka thënë se subje...
-
Muja: Kosova është në top katër vendet evropiane për nga rritja ekonomike, në Ballkanin Perëndimor e para
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se gjatë 3 muajve të ...
-
Radoica Radomiroviq jep dorëheqje nga partia e Nenad Rashiq, ankohet për pabarazi
Zëvendësministri i ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomoiroviq...
-
Presidentja Osmani flet për progresin e Kosovës dhe qëndrueshmërinë e grave në luftë
Presidentja e Kosovës. Vjosa Osmani theksoi qëndrueshmërinë e grave në zonat ...