Lajme

Grumbullohen mbi 80 mijë euro për Florent Hoxhën

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 12 December 2017

Mbi 80 mijë euro deri më tani gjithësej janë grumbulluar për trajtimin e Florent Hoxhës, studentit të Fakultetit të Mjekësisë i cili u diagnostifikua me Leukemi Akute.

Në një prononcim për klankosova.tv, organizatorët për grumbullimin e mjeteve për të trajtuar rastin e Florentit, kanë deklaruar se vetëm nga qytetarët janë arritur të sigurohen afro 55 mijë euro.

Florent Hoxhën për të trajtuar sëmundjen e tij, e ka ndihmuar edhe Ministria e Shëndetësisë e cila ka ndarë shumë prej 30 mijë euro.

-Advertisement-

Klan Kosova ka kontaktuar dhe me Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin i cili ka konfirmuar se kjo komunë ka ndihmuar Floren Hoxhën, me 1 mijë euro.

Lladrovci ka shtuar po ashtu se Komuna e Drenasit nuk ka mundësi të mëdha për të ndihmuar me raste të tillë, por që rasti i fundit të studentit të mjekësisë është parë më specifik.

Florent Hoxha aktualisht gjendet në Turqi ku pritet dhe trajtimi i tij me kimioterapi, ndërsa nevojitet grumbullim i mëtejshëm i mjeteve financiare pasi shifra e kërkuar është e papërballueshme për familjen e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera