Lajme

Grujevski ende në arrati, posedon armën zyrtare (Video)

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 07 August 2017

Gjykata Penale refuzon që të jep urdhër, me të cilin policia do t’ia merrte armën zyrtare Goran Grujevskit i cili gjendet në arrati.

Alsat M jozyrtarisht mëson se Ministria e Brendshme pret tashmë me javë të tëra që gjykata të jep dritë jeshile që t’i merret arma ish shefit të Drejtorisë së Pestë. Policët tashmë kanë qenë në shtëpinë e tij, por familja e Grujevskit kërkon urdhër gjyqësor, pa të cilin nuk mund të merret arma zyrtare. Nga MPB shkurt u përgjigjën se procedura hetimore është sekrete.

“Sipas nenit 289 të Ligjit për procedurë penale, të gjitha veprimet e marra në procedurë para- hetimore nga Prokuroria dhe policia konsiderohen si fshehtësi”, thanë nga MPB

-Advertisement-

Në Ligjin për polici thuhet se arma zyrtare merret nëse kundër ndonjë personi, i punësuar në MPB ngritet procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë penale.

Vizard Ligji për polici, Neni 31 paragrafi 2

“Arma me municion nga paragrafi (1) i këtij neni, përkohësisht do t’i merret nëpunësit policor ndaj të cilit ka filluar procedurë për vepër të kryer penale apo shkelje me element të dhunës, deri në plotfuqishmërinë e vendimit në procedurë penale respektivisht kundërvajtëse”.

Ish drejtori i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovski i punësuar në DSK, tashmë dy javë gjenden në arrati. Gjykata e Apelit mori vendim me të cilin ata duhej të përfundojnë në paraburgim. Dy punonjësit operativ të policisë, dorëzuan ankesa pranë Gjykatës Supreme. Edhe pse Apeli tashmë kishte caktuar paraburgimin, vendimin e gjykatës më të lartë ata e pritën në liri. Supremja vetëm se vërtetoi se ndaj tyre duhet shqiptuar paraburgimi, por pas vendimit, Gruevski dhe Boshkovski u arratisën. Policia dy të akuzuarit i ka kërkuar në Ohër, Mavrovë, Shkup, Veles dhe vende tjera nëpër Maqedoni. Pas tyre në kërkim është vënë edhe Interpoli. Grujevski dhe Boshkovski nuk kanë pasaporta pasi Gjykata Penale paraprakisht ua konfiskoi të njëjtat.

Ndryshe, të arratisurit akuzohen në lëndët “Fortesa” dhe “Target”, përmes të cilave Prokuroria Speciale duhet të hedh dritë kush ka përgjuar ilegalisht në vend me vite të tëra dhe për çfarë qëllimi. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera