Gruevski nesër në gjykatë
Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 19 November 2017
Në Gjykatën Penale të Shkupit nesër përsëri do të ketë përpjekje që të fillojë gjykimi për “Shuplakat në Komunën Qendër”.
Epilogu do të varet nga prezenca e gjithsej 14 të akuzuarve në këtë lëndë. I akuzuari i parë është kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski për veprën penale “dhunë”, për të cilën në Kodin Penal parashihet dënim me burg prej 6 muaj deri 5 vite.Por për Gruevskin ky nuk është rasti i parë gjyqësor ku ai do ta dëshmojë pafajësinë.
Me vendimet e gjykatave javët e kaluara, numri një i opozitës në një të ardhme të afërt sipas të gjitha gjasave do të ballafaqohet edhe me tre lëndë tjera, ku akuzohet për gjithsej 3 vepra penale.
Në rastin TNT për rrëzimin e objektit Kosmos të Fiat Canovskit, tashmë është pranuar aktakuza dhe bombat si dëshmi. Gruevski akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, sipas Nenit të Ligjit që parasheh të paktën 3 vite dënim me burg, nëse dënohet.
Në rastin “Tanku” për blerjen e Mercedesit prej 600 mijë euro, Apeli i pranoi bombat si dëshmi. Nikola Gruevski në këtë rast akuzohet për marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor, ku parashihet dënim prej 6 muaj deri në 5 vite.
Dënim i njëjtë i kërcënohet Gruevskit nëse dëshmohet se është fajtor në lëndën “Trajektorja”, që ka të bëjë me procedurën për autostradat. Aktakuza për këtë rast u pranua javën e kaluar dhe pritet data për fillimin e gjykimit.
Gjithsejtë, për lëndët që kanë filluar ose lëndë që së shpejti do të hyjnë në fazën e gjykimit, Gruevski akuzohet për 4 vepra penale. Sipas dispozitave të Kodit Penal, dënimi i përgjithshëm për këto vepra sillet prej 4 vite e gjysmë deri 18 apo më shumë vite burg.Por, këto nuk janë aktakuzat e vetme me të cilat mund të ballafaqohet Nikola Gruevski.
Nga vendimet e gjykatave në javët e ardhshme do të varet nëse do të pranohet aktakuza për lëndën “Titanik”, në këtë lëndë Gruevski akuzohet për 3 vepra penale ku dënimi i përgjithshëm më i ulët është 9 vite.
Të tjera
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...