Lajme

Gruevski: Keqardhje për Ziadin Selën, askush nuk deshi ta vrasë Zaevin (Video)

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 28 April 2017

Lideri i OBRM-PDUKM-së, ishe i ftuar në Top Tema në Tv Telma, ku ka folur për situatën politike në vend pas ngjarjeve të mbrëmshme, me ç’rast në Kuvendin e Maqedonisë u futën lehtësisht protestues të cilët sulmuan fizikisht gazetarë dhe deputetë të shumicës parlamentare.

Gruevski ka bërë të ditur se nuk ka ikur nga vendi dhe se karta e fluturimit ishte e caktuar që të kthehej mbrëmë. Ai shprehet se ka dashur që të tregojë se ku mundet që partia e tij të bllokojë Deklaratën politike shqiptare.

Lideri i OBRM-së mohon kategorikisht të ketë bërë thirrje për dhunë, por vetëm në revoltë, ndërkaq rastin e mbrëmshëm e quajti një skenar të LSDM-së për të provokuar.

-Advertisement-

Gruevski konsideron se Maqedonia është cak i disa tentimeve nga jashtë për të ndryshuar qeverisjen, duke bërë edhe propagandë, siç tha, për të njollosur OBRM-PDUKM-në, transmeton telegrafi maqedoni

Ai hodhi poshtë akuzat për tentim të vrasjes së Zaevit, kurse shpreh keqardhje për atë çfarë i ka ndodhur Ziadin Selës, edhe pse në një farë mënyre e arsyeton me faktin se deklaratat e Sielës kanë qenë nënçmuese.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera