Lajme

Gruda i PDK-së: Në momentin që i bëjmë 30 nënshkrime do ta çojmë Presidenten në Kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 20 October 2023

Perparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se PDK i ka të gjitha nënshkrimet e deputetëve të partisë, dhe se në momentin që do të bind edhe deputetët e tjerë për të arritur në 30 nënshkrime, do ta dërgojnë presidenten Vjosa Osmani në Gjykatë Kushtetuese për çështjen e Kryeprokurorit.

“PDK-ja është duke punuar çdo ditë me e përgatit rastin me studiu me ekspert., i ka të gjitha nënshkrimet e deputetëve të saj. I duhen 30 nënshkrime. Ne ditën qe i bindim edhe deputet tjerë të Kuvendit me i bo 30 nënshkrime do ta dërgojmë çështjen në Gjykatë Kushtetuese. Dhe para se gjithash nuk do ta dërgojmë si cështje ndaj presidentes vetëm, por këtu është në pyetje cështja”, ka thënë Gruda në FRONTAL të T7.

Ai tutje ka shtuar se dëshirojnë të sqarojnë nëse presidentja ka një diskrecion të tillë për emërimet në Prokurori.

-Advertisement-

“Duam ta dijmë nëse presidentja ka diskrecion të tillë në raport me emërimet në Prokurori”, ka shtuar tutje zyrtari i PDK-së.

Teksa ka komentuar konferencën e Osmanit, Gruda ka thënë se ajo ka folur si anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera