Gruda: 1600 persona do të mbesin pa punë, javën tjetër dërgohen në Kushtetuese Ligji për Pagat e ai për Zyrtarët Publikë
Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 24 December 2022
Ligji për Zyrtarët Publikë dhe ai për Pagat i miratuar në Kuvendin e Kosovës, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po vlerësohen se kanë një sërë problemesh dhe paraqesin një varg shkeljesh.
Prandaj për këto arsye javën e ardhshme kjo parti këto dy ligje do t’i dërgohen në Gjykatën Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi nga kjo parti Përparim Gruda, tha këto dy ligje karakterizohen nga shkeljet të shumta të Kushtetutës së Kosovës, të drejtave të njeriut, dhe po ashtu nga shkeljet e detyrimeve që Kosova ka marr karshi Bashkimit Evropian.
“Të dy ligjet ai për Pagat dhe ligji për zyrtarët publik karakterizohen nga shkeljet të shumta të Kushtetutës së Kosovës, të drejtave të njeriut, në rastin e shërbyesve civil dhe po ashtu nga shkeljet e detyrimeve që Kosova ka marr karshi Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes Asociim-Stabilizimit sepse ne në këtë marrëveshje në nenin 120 kemi përcaktuar dhe kemi marr përsipër që do t’i implementojnë të gjitha parimet e administratës publike ne nivel të BE-së, gjitha këto parime shkelen nëpërmjet ligjit për zyrtarët publik”, tha ai.
Gruda theksoi se me Ligjin për Zyrtarë Publik do të dalin nga puna 1600 zyrtarë publik, dhe sipas tij, në këtë mënyrë qeveri në pushtet do t’i punësoj personat e vetë.
“Ligji për zyrtarët publik ka disa defekte serioze. Ky ligj i nxjerre nga puna 1600 persona në Kosovë, nëse ky ligj hyn në fuqi 1600 persona që punojnë në sektorin publikë do të mbetën pa punë. Pozitat e tyre do të dalin në konkurs publik, kur dalin në konkurs publik ne e dimë se si punësohen njerëzit nga kjo qeveri se e kemi përvojën. Punësimi familjarë dhe ai politikë nuk fshehën më është në sipërfaqe është bërë normë. E dyta pozitat e gjitha këtyre zyrtarëve bëhen me mandat 4 vjeçar, pra bëhen mandat sikurse e stafit politikë, që do të ishte shkatërrim i administratës. Mundë të jetë interes i partisë sot në pushtet që t’i fus 1600, aty është qëllimi, mund të jetë edhe në interes e një partie që mund të vij nesër. Ata nuk mund të nxirren nga puna në këtë mënyrë, është shkelje e të drejtave Kushtetuese të tyre”.
Ai tha se Ligji për Pagat është një rast i pa precedent sepse ky ligj është miratuar pa ditur vlerën e koeficientit. Sipas tij, koeficienti me këtë ligj do të caktohet me vendim qeveritarë.
“Në rastin e lgjit të pagave kemi të bëjmë me një rast të pa precedent kur miratohet ligji i pagave dhe as kush nuk e dinë se sa e ka pagën. Është lënë që koeficienti të vendoset përmes një vendimi qeveritarë, efektivisht kjo do të thotë që paga e çdo personi që punon në sektorin publik nuk caktohet me këtë ligj, caktohet me vendim qeveritarë që e cakton koeficentitn. Kjo i shkel parimet e sundimit të ligjit që kanë të bëjnë me para shikueshmërinë, me transparencën dhe besojmë që në këtë pik edhe Gjykata Kushtetuese do të jetë në vij të njëjtë në mendimin tonë. Po ashtu me këtë ligj ulen paga e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Po ashtu ky ligj bie ndesh me ligjin për Gjykatat dhe ligjin për Prokurorin e shtetit”.
“Defekt tjetër i këtij ligji është se shërbyes të caktuar publik trajtohen në mënyrë diskriminuese, zyrtarët publikë të një komune të vogël do të marrin pagë më të vogël se zyrtarët publik të një komunë të madhe”, tha ai.
Ai shtoi se të gjitha këto të gjetura dhe me gjitha argumentet që i ka thënë Zyra e Bashkimit Evropian do të dërgohen javën e ardhshme në Gjykatën Kushtetuese, raporton EO.
“Nuk mund që të shkelesh thirrjet e BE-së dhe të aplikosh në Bashkimin Evropian, kjo është qesharake. Sipas Kushtetutës ne kemi afat 8 ditë për ta dërguar këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese, kështu që ne do ta dërgojmë gjatë javës së ardhshme, besoj në ditët e fundit të javës së ardhshme, ne kemi filluar që të punojmë që ta analizojë rastin, mund të jetë edhe në mesë të javës ndoshta, ne do ta dërgojmë brenda afatit. Ne presim që Gjykata Kushtetuese të vendos për t’i rrezuar këto dy ligje”, tha ai.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...