Grubi: Që nga janari, gjuha shqipe zyrtare në Maqedoni
Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 10 December 2017
Gjuha shqipe në janar të vitit të ardhshëm do të zyrtarizohet në nivel të shtetit të Maqedonisë. Për këtë është i bindur kryetari i komisionit për çështje evropiane Artan Grubi.
Të hënën rikthehet debati në këtë komision. Pas tri ditësh debat dhe shqyrtim të amendamenteve nga ana e partive politike, ligji do t’i dorëzohet kryetarit të kuvendit për miratimin përfundimtar të leximit të dytë.
“Uroj që kjo të ndodhë brenda vitit por sipas agjendës reformuese, jam i bindur se në mes të janarit e kemi të miratuar dhe në këtë mënyrë rrumbullaksohet Marrëveshja e Ohrit dhe do të arrijmë barazinë gjuhësore, do ta mbyllim një kapitull shumë të rëndësishëm që rrjedh nga M.O dhe nga lufta e vitit 2001”, tha Artan Grubi, deputet i BDI-së.
Leximin e parë të këtij ligj e kundërshtuan ashpër deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët për ta penguar procesin, reagonin me replika dhe kundër replika.
Tv 21 kërkoi qëndrim nga kjo parti, por nuk mori. Bazuar në deklarimet e tyre të mëhershme ky ligj, e bën Maqedoninë shtet dygjuhësor dhe se zgjidhja e ofruar është në kundërshtim me Kushtetutën. Në fazën e dytë janë dorëzuar 91 amendamente nga VMRO-DPMNE, LSDM si dhe Besa. Lidhur me bojkotin e opozitës, Grubi tha se ata duhet të reflektojnë dhe ta votojnë këtë ligj, për ndryshe procesi zhvillohet edhe pa ta.
“Uroj që VMRO-DPMNE të reflektojë dhe të vijë të votojë ligjin për gjuhë, të vinë dhe ti ballafaqojnë argumentet rreth amendamenteve të cilët kryesisht ata i kanë dorëzuar bashkë me Besën, LSDM-në”, shtoi Grubi.
Ky propozim ligj ishte një nga kërkesat e partive shqiptare për formimin e qeverisë se re.
Komisioneri i BE-së për zgjerim Johannes Han, gjatë qëndrimit të tij në Shkup tha se ky ligj nuk është një nga kushtet e Bashkimin Evropian. Por më pas reaguan nga BDI duke thënë se deklarata e Hanit është keq-interpretuar.
Propozim-ligji i ri për përdorimin e gjuhëve avancon përdorimin e gjuhës shqipe në nivel lokal dhe qendror, duke rregulluar paralelisht parimet, mënyrën dhe përgjegjësinë e institucioneve për të siguruar përdorimin zyrtar të gjuhës që flasin së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimin e saj për ta përdorur dhe për ta zbatuar atë në nivel zyrtar.
Ligji duhet t’u mundësojë qytetarëve shfrytëzim, përdorim dhe zbatim të gjuhëve zyrtare dhe shkrimin e tyre edhe në procedurat gjyqësore.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...