Lajme

Grubi i shqetësuar për situatën në veri: Zgjidhja e vetme është njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 30 May 2023

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Grubi vlerëson se kjo situatë ka ngjallur shqetësim të madh, duke dënuar ashpër protestat e dhunshme dhe sulmin ndaj forcave të KFOR-it.

Grubi ka bërë thirrje për të dy palët, si atë kosovare, ashtu edhe atë serbe, që të rikthehen te dialofu për normalizim të marrëdhënieve.

-Advertisement-

“Ftoj autoritetet e Kosovës të vazhdojnë koordinimin me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatët tanë të përhershëm, duke pasur gjithmonë në mendje se pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe zgjidhja e vetme është njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë” ka thënë mes të tjerash Grubi.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Situata në Veri të Kosovës ka ngjallur këto ditë shqetësim të madh ndër ne dhe te mbarë faktori ndërkombëtar.

Dënoj ashpër protestat e dhunshme dhe sulmin ndaj forcave të KFOR-it duke apeluar për rikthim të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në frymën e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit.

Ftoj autoritetet e Kosovës të vazhdojnë koordinimin me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatët tanë të përhershëm, duke pasur gjithmonë në mendje se pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe zgjidhja e vetme është njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera