Grubi: Drafti i Ramës mund të çojë në njohjen reciproke Kosovë-Serbi
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/06/artan-grubi-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
16:31 | 10 June 2023
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten njoftoi se një ekip ekspertësh ndërkombëtarë, evropianë e amerikanë, kanë hartuar një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Ai tha se të njëjtin ua ka dërguar dy liderëve evropianë, Emmanuel Macronit të Francës dhe Olaf Scholzit të Gjermanisë.
E në Kosovë duket se politikanët u zunë në befasi nga ky njoftim i Ramës. Përpos deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj që tha ta ketë parë draftin, të tjerët u deklaruan se nuk kanë informacion mbi të.
Madje nga qeveria patën kritika për faktin se Rama nuk është konsultuar me ta në përgatitje të këtij propozimi.
Por, një tjetër politikan shqiptar që pretendon se e ka lexuar këtë propozim të Ramës është Artan Grubi, Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut.
Për “Euronews Albania”, ai deklaroi se është një ndër personat që e ka parë draft-statutin e hartuar nga kryeministrin Rama për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Grubi zgjodhi të mos jepte detaje në lidhje me nismën, por shprehu publikisht se e mbështet atë.
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut nënvizoi se iniciativa e Ramës i hap rrugë shtensionimit të situatës në veri dhe mund të çojë në njohjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
“E kam lexuar dhe kam komunikuar me autoritetet shqiptare dhe kam përkrahje të plotë për iniciativën e kryeministrit Rama, si një nismë e mirë për të vijuar drejt zgjidhjes së problemit në veri, por edhe përfundimisht mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke”, deklaroi Grubi.
Ai tha se ofron përkrahje të plotë për çdo përpjekje për të tejkaluar situatën e krijuar në veri të Kosovës, “por edhe midis Kosovës dhe Serbisë si dy shtete, por edhe midis Kosovës dhe bashkisë ndërkombëtare dhe veçanërisht SHBA-së në rrethanat e reja të krijuara”.
“Çdo iniciativë dhe nismë mbi të cilën mund të ndërtohen marrëveshje të mëtejshme është e mirëpritur. Përgëzoj kryeministrin Rama për gatishmërinë që t’i prijë këtij procesi për të ofruar një zgjidhje të qëndrueshme. Për ne zgjidhja e vetme është njohja reciproke mes dy shteteve dhe këtë e përkrahim dhe ky është qëndrimi ynë shtetëror”, tha zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/Prince-ballina-e17083559109131.jpg)
Të tjera
-
“Sulmuesị dyshohet se qëlloi nga një ndërtesë në afërsi të ngjarjes”, kjo është krejt çka dihet për ịncidentin në fushatën zgjedhore të Trump
Bota është shokuar me lajmin se një sulmues ka shtënë me armë në drejtim të k...
-
Biden: Jam duke u lutur për familjen e Trump, jemi mirënjohës që Shërbimi Sekret i ofroi atij siguri
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar pas ...
-
Eliminohet personi që qëlloi me ạrmë në fushatën e Donald Trump
Personi i cili dyshohet se e qëlloi kandidatin për President të Shteteve të B...
-
Ky është momenti i incidentit në fushatën e Donald Trump
Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump, është qëlluar me armë në një tubim në ...
-
Reagon Donald Trump: Plumbị ma shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë
Ish -Presidenti Donald Trump i ka shpëtuar të shtunën një tentim atentati nda...
-
Trumpi përgjạkur në vesh jashtë rrezikut për jetë, vrịtet personi që dyshohet se gjuajti me ạrmë
Prokurori i qarkut Butler, Richard A Goldinger ka konfirmuar për Associated P...
-
Lekaj pasi deputeti i VV’së tha se do t’i fitojnë 60% në zgjedhje: Deklaratë populiste, do të ketë befasi në zgjedhje
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaqi, ka deklaruar se në ...
-
Presidentja Osmani publikon albumin e takimeve me zyrtarë të lartë në Washington D.C
Gjatë vizitës në Washington D.C., ku Presidentja Osmani u ftua nga Presidenti...
-
Hoxhaj: E shoh të pamundur bashkëpunimin me LVV-në
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se...
-
Zjarr i madh në Suharekë, flakët përfshijnë edhe një trafo të rrymës
Një zjarr i madh ka kapluar një zonë fushore në fshatin Sopij të komunë...
-
Kurti viziton xhudistët e Kosovës para “Paris 2024”: Krenarë jemi, krenarë na bëni
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka vizituar Qendrën Nacionale të Xhudos...
-
Osmani takon sekretarin e ri të jashtëm britanik, nga ai pret bashkëpunim të ngushtë
Presidentja Vjosa Osmani, në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington D.C....