Gruan e mixhës ma kanë vra, thirrke oj Elfi hajde merrem, veç këqyrsha s’kisha çka me bë
Autori: Islam Morina 21:34 | 20 January 2022
Muharrem Kurtaj, për “ZËRAT E LUFTËS”, ka rrëfyer momentin tragjik kur policë e paramilitarë serbë, hynë në shtëpi dhe ia vranë e masakruan gruan e axhës së tij, Vasile Kurtajn.
“Edhe grunë e mixhës ma kanë mbytë në oborr. Vasile Kurtaj edhe atë e kanë mbytë në një fllanik i thomë ne, kur jam shku e kam gjëtë të mbytne”, rrëfen Kurtaj.
Kurtaj rrëfen se si i kishte parë kriminelët serbë nga kodra përballë, tek hynin në oborr dhe tek e kishin ekzekutuar Vasilen, e cila ishte e palëvizshme në shtrat, shkruan Gazeta Infokus.
“Edhe i kam pa ka e kanë mbytë se jam kanë ballë për ballë me shkije. Se janë lëshu ushtria teposhtë, unë jam kanë në Abri të Ultë po jem ngat, shpat më shpat, vijë ajrore 200 metra me thanë s’kena pasë ma shumë”, ka thënë Muharrem Kurtaj në “ZËRAT E LUFTËS”.
Ai mes emocionesh tregon se gruaja e xhaxhait të tij, Vasilja gjatë gjithë kohës sa po hynin serbët në oborr thërriste motrën e Muharremit që të shkonte e ta merrte, por që ishte e pamundur sepse kushdo që do të shkonte do të përfundonte nën tehun e thikave të xhelatëve serbë.
“Edhe i kam pa kur kanë hy shkiet përpjetë arave, polici edhe ushtri janë hy, ajo e thirrke një motër timen e thirrke me emër, oj Elfi hajde merrem, se ajo ish metë ratë. Janë ardhë policë e paramilitarë me uniforma krejt të zeza, e ushtria vinin më mbrapa, a paramilitarët vinin kësi me shamia. Ata e kanë vra e kanë ba mos vet hiç, e kanë masakru. Veç i kqyrsha e s’kisha çka me ba! Bërtitke derisa kanë hy brenda, kur kanë hy brenda ma ju ka nalë zani. Kur kam shku në aksham e kam pa e kishin pas pre në fyt edhe do plumba ja kishin pas dha namin në gjoks”, shprehet Muharrem Kurtaj nga Abria e Drenicës./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Qalaj: PDK-ja do ta udhëheqë vendin, do të ndalet ikja e të rinjve jashtë vendit
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është shprehur i bindur se kandidati i tyre ...
-
Studentët e Juridikut, të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi, Osmani: Sukses historik
Studentët kosovarë të Fakultetit Juridik kanë arritur sukses në garën botëror...
-
Tahiri: KEK ka 80 kontrata njëburimore në vlerë prej 102 milionë eurove
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në “Frontal” të T7 ka f...
-
Syla ironizon me Krakun: Po na bënë nervoz neve shqipfolësve
Gazetari Valon Syla ka ironizuar me një thënie që në rrjete sociale po i atri...
-
Serbët në Veri ankohen për faturat e energjisë elektrike
Qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës në dy ditët e ...
-
Asambleja Parlamentare publikon agjendën, debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill -detaje
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka publikuar agjendën zyrtare p...
-
Nga Enver Petrovci, këta janë aktorët shqiptarë që morën pjesë në filma propagandues serb
Filmat propagandues janë prodhimet kinematografike të krijuara për të përhapu...
-
Ish Presidenti i Kosovës, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, diskuton për pavarësimin e Kosovës para studentëve të UNI – Universum International College
Është mbajtur ligjërata publike me ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, ...
-
Rritet tensioni për çështjen e detit të Kinës Jugore
Kina nuk do t'i lejojë Filipinet të veprojnë të njëanshme për çështjen e Deti...
-
Zhdukja e mostrave në rastin Dehari, VV-ja sërish e pengon formimin Komisionit Hetimor Parlamentar
Lëvizja Vetëvendosje sërish ka kundërshtuar themelimin e Komisionit Hetimor P...
-
“Veç mos shaj najsen”: Mesazhi i Kusari-Lilës për deputetin e VV-së që tregon si kurdiset debati në Kuvend
Komunikimet ndërmjet deputetëve të grupit parlamentar të Vetëvendosjes vazhdo...
-
I jepet lamtumira e fundit 48 vjeçares që u vr* të martën në gjuajtet me arm* në Kolovicë (PAMJE)
Sot është përcjellë për në banesën e fundit 48 vjeçarja e cila vdiq si pasojë...