Lajme

“Gruaja vdes mes hashashit, njeri i Ruçit dhe Tahirit fsheh gjurmët!”

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 31 October 2017

Dy qytetarë i kanë shkruar ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook duke e njoftuar për vdekjen e një gruaje nga Lazarati, sipas tyre, teksa ishte duke pastruar hashash në parcelat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Tepelenë.

Denoncuesit thonë se kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë nga Policia, ndërkohë që sipas tyre, e gjithë skena është parë edhe nga gratë e tjera punëtorë të cilat ishin prezentë. Teksa publikon mesazhet që i kanë ardhur me mesazh personal në rrjetin social, Berisha bën të ditur se zonja në fjalë ka qenë duke punuar kur ka gjetur vdekjen në malet e Gusmarit të Tepelenës. I zoti i kapanonit me kanabis, Qerem Braci, i ka vënë flakën kapanonit për të humbur gjurmët.

Ndërkohë sipas denoncimit, Braci, që një prej qytetarëve e lidh me Gramoz Ruçin, ndërsa raportuesi tjetër me Saimir Tahirin, e ka cuar vetë gruan në spitalin e Gjirokastrës, së bashku me kryetarin e degës. Ata janë shprehur se zonja ka qenë me tension, ndërsa i është dashur rreth 3 orë për të zbritur nga mali ku ndodhej kapanoni me drogë. Denoncuesit thonë se zonja është varrosur këtë të martë dhe me miratimin e familjarëve të së ndjerës, ngjarja u vendos të mbahet e fshehtë nga policia.

-Advertisement-

Dy mesazhet denoncuese të publikuara nga Berisha

“Pershendetje zoti berisha ai qerem braci i famshem i Gramoz Ruçit dy dit para se te digjte kapanonin e tij i ka vdek nje zonj qe ka qen duke qethur ashash dhe bashk me kryetarin e deges emiljanon e kan cuar ne spitalin e gjirokastres sikur ka qen me tensjon ka pas shum gra te tjera prezente qe e kan par ate cfar ka ndodh.. Jepua pak kete lajem atyre kuqove qe ti fusin brenda keta bastard trafikand”

“Prsh dr Berisha dua te te informoj se dje ka vdekur nje zonje nga lazarati ne malet e gusmarit te tepelenes . Ishte duke qethur hashash te njerzit e saje qorit … zonjes ne fjale sot je eshte ber varimi … ju deshen 3 ore e ca qe e zbriten nga malet .. dhe kete policia e mban ye fshehte ndosha dhe me miratimin e familjarve te se ndjeres … anonim ju lutem”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera