Lajme

Gruaja shtatzënë nga Shtimja vdes bashkë me foshnjën, burri i saj fajëson mjekët

Autori: Gazeta inFokus 08:54 | 25 January 2022

Një burrë nga Shtimja ka raportuar në Polici se shkaku i trajtimit të pa ndërgjegjshëm apo mos kujdesit, gruaja e tij shtatzënë dhe foshnja kanë vdekur.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti është në procedurë hetimore.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se për shkak të trajtimit të pa ndërgjegjshëm mjekësor apo mos kujdesit, bashkëshortja e tij viktima femër kosovare e cila ka qenë shtatzënë së bashku me e fëmijën e saj kishte ndërruar jetë. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera