Lifestyle

Gruaja rrah dhe tërheq zvarrë burrin në një rrugë të Pogradecit

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 15 May 2019

Në Shqipëri dhuna në familje është rritur ndjeshëm vitet e fundit dhe çdo ditë ka raportime për dhunë bashkëshortore, kryesisht të ushtruar nga burrat.

Në Pogradec, një video që është bërë virale në internet, tregon një grua që tërheq zvarrë bashkëshortin e saj në mes të qytetit për ta futur brenda në shtëpi.

Ngjarja është filmuar nga qytetarë të rastit dhe tregon dhunën e ushtruar nga Elsa ndaj bashkëshortit të saj, të cilin e ka parë të shtrirë në rrugë, ndoshta edhe në gjendje të dehur.

-Advertisement-

Ajo dëgjohet në video teksa i thotë të ngrihet dhe të shkojë në shtëpi, por burri nuk lëviz, pasi mezi e mbajnë këmbët. Pasi burri nuk i bindet, Elsa me fshesë ne dorë e godet vazhdimisht dhe i gjuan me shkelma për ta çuar në shtëpi.

Në një moment madje i thotë edhe “by*ë pa larë”. Kur burri i shtrirë kupton se po filmohet nis edhe të qaj me zë të lartë në rrugë dhe në shenjë turpërimi nuk e ngre kokën nga trotuari i rrugës ku e kishte mbështetur.

Disa nga fqinjët dalin dhe e qortojnë gruan që të mos e rrahë, sepse sipas tyre do shkojë vetë në shtëpi, por ajo i shmang dhe vazhdon të dhunojë bashkëshortin. Në fund të dy futen tek hyrja e pallatit, ku mesa duket edhe banojnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera