Gruaja që tejkaloi barrierat/ Me magjistraturë-nuk gjeti punë, tani pronare e “Fame Decor”

Autori: Gazeta inFokus
12:42 | 03 November 2022
Studimet i kreu për krejt diçka tjetër.
Anipse magjistroi për kontabilitet, punë nuk gjeti.
Marigona nuk u dorëzua, e nisi një biznes që e kishte hobi gjithmonë.
“Është hobi im dhe kam filluar dhe normal që është një masazh për krejt që nëse nuk mundesh me gjetë punë me diçka është mirë mos me u dorëzu, është mirë me vazhdu me hobi apo me diçka tjetër”, Marigona Syka, Pronare e “Fame Decor”, dhe përfituese e grantit nga “Syri i Vizionit”.
Biznesi që ka nisur po i ecën shumë mirë.
Organizimet dhe punët që kryhen aty i tregon vet Marigona.
“Këtë biznes e kam filluar qe një muaj. Biznesi quhet Fame Decor, merrem kryesisht me dekore për dasma, fejesa, ditëlindje. Bëjmë mbështjelljen e dhuratave të ndryshme dhe dekorimin e veturave. Në kuadër të këtij biznesi kam edhe disa produkte që janë: printimi në maica, printimi në gurë, printimi në pazzel, printimi në globe që janë më drita, poashtu ehe printimi nëpër pjata”, tha tutje ajo.
E për ta realizuar këtë ëndërr që gjithmonë e kishte hobi, asaj i ndihmoi Bashkimi Evropian në hapjen e biznesit të saj.
“Kam kryer disa trajnime që i kam mbajtur për fuqizimin e të rinjve dhe mbështetjen për gratë. Nga aty ideja ime është përzgjedhur dhe është përkrahur për blerjen e disa gjërave që më janë nevojitur për hapjen e këtij biznesi, normal e kam financuar edhe vet, kam blerë disa pajisje dhe kam filluar me këtë biznes”, u shpreh ajo.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë është mbështetësi kryesor financiar në këtë projekt duke përkrahur projektin me 85% ose 276, 607 euro të vlerës së përgjithshme të projektit 325,420 euro.
“Me grantet start-up për gratë, BE-ja mbështet fuqizimin e grave, krijimin e vendeve të punës dhe përfshirjen e tyre në sektorin privat. Zhvillimi i sipërmarrjes së grave është një përgjigje e zgjuar ndaj krizës aktuale ekonomike globale, dhe një përgjigje që ndihmon në një zhvillim te qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Gratë sipërmarrëse gjithnjë e më shumë po luajnë një rol vendimtar në zhvillimin ekonomik dhe social. 8 persona përfituan si start up në kuadër të këtij projekti, si pajisje ne vlerë deri në 3,500 EURO”, tha Majlinda Ferizi, Menaxhere e projektit në zyrën e BE-së në Kosovë.
Projekti ka mbështetur 21 biznese aktive si dhe 8 start up, komuna e Pejës se bashku me komunën e Istogut dhe Klinës kanë mbuluar 14% të buxhetit të projektit si bashkëfinancim.
Nga komuna e Pejës synojnë që ta rrisin këtë buxhet në mënyrë që edhe përkrahja të jetë më e madhe.
“Kemi qenë të hendikepuar, pjesa e subvencioneve ka qenë mjaftë e vogël, deri më tani s’ka pasur ku me ditë sa, ngase e gjithë komuna e Pejës i ka pasur të ndara 530 mijë euro të kategoria e subvencioneve, kjo na ka penalizuar që të mos kemi mundësi. Vitin e ardhshëm besoj që do të shkojmë mbi 800 mijë euro subvencione dhe pastaj kemi komoditet më të madh që të ndihmojmë këto kategori të caktuara”, tha Jeton Abazaj, drejtor i Financave në Komunën e Pejës.
Në komunën e Pejës janë afër 2,000 biznese të regjistruara nga pronare femra. (grafikë)
Ku numër për periudhën e parë të këtij viti krahasuar me atë të vitit të kaluar ka shënuar rritje.
“Në vitin e kaluar deri më 1 korrik kanë qenë 220 biznese të regjistruara ndërsa sipas statistikave në vitin 2022 është 240 numri i bizneseve të regjistruara për këtë vit, duke e marrë parasysh se diku rreth 8 mijë biznese janë në komunën e Pejës të regjistruara, prej tyre rreth 2 mijë janë të regjistruara nga pronare femra duke e marrë parasysh se diku 25% është regjistrimi i bizneseve të udhëhequra nga gratë”, Sami Gashi, Udhëheqës i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Pejës.
Gratë e reja duhet marrë shembull suksesin e Marigonës.
Të gjithë bashkë duhet krijuar mundësi grave të reja, që të motivohen nga Marigona dhe ta zhvillojnë ëndrrën e tyre, pavarësisht sfidave.
87,5% e përfituesve të granteve për themelim të ndërmarrjeve të reja (start-ups) janë gra, si dhe 50% tjetër e përfituesve janë të rinj që përfituan nga grantet e projektit që u zbatua nga organizatat Syri i Vizioni, The Balkan Forum dhe Komuna e Istogut, me mbështetje financiare të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Të tjera
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...