Lifestyle

Gruaja padit fqinjen për të brendshmet e varura në tel: Kërkon të joshë tim shoq (fotot)

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 15 September 2021

jë grua në Meksikë ka thirrur me urgjencë policinë, duke kërkuar të arrestojnë fqinjen e saj që kishte varur të brendshmet joshëse në kopshtin e shtëpisë.

42 vjeçarja Yuvitza E. tha se fqinja varte në tel te brendshmet erotike për të joshur burrin e saj.

Yuvitza akuzonte fqinjen “e paturp” për thyerje të “moralit dhe sjelljes së civilizuar”.

42-vjeçarja shpjegonte më tej se kishte gjetur shpesh bashkëshortin e saj duke shikuar të brendshmet e gruas të varura në kopshtin fqinjë.

Madje ajo shtonte se 23-vjecarja varte në tej të mbathurat erotike pikërisht të shtunave, kur e dinte qe bashkëshorti i saj ishte në shtëpi.

Ajo shpjegonte se i kishte kërkuar vazhdimisht fqinjes të ndalonte “duke joshur” burrin e saj, por ajo vazhdonte të varte tangat në tel.

Mediat lokale raportonin se policia informoi Yuvitza se fqinja e saj nuk ishte duke kryer shkelje të ligjit, dhe e këshilluan të diskutonte çështjen personalisht me të.

Të tjera