Lajme

Gruaja nga Vushtrria rrihet nga burri, dërgohet në strehimore me katër fëmijë

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 18 January 2022

Një grua nga Vushtrria ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në strehimore bashkë me katër fëmijët e saj.

-Advertisement-

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht me ç ‘rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor e më pas së bashku me katër fëmijët e sajë është vendosur në strehimore. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera