Lajme

Gruaja nga Vushtrria e gjen familjarin të vdekur në oborr

Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 07 March 2021

Një grua nga Vushtrria ka gjetur të vdekur në oborrin e shtëpisë, një familjar të saj.

Rasti ka ndodhur mesditën e së premtes në rrugën “22 Maji” në Vushtrri, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Sipas Policisë, dëshmitarja ka njoftuar se viktimën e ka gjetur të përmbysur në një pusetë në oborrin e shtëpisë.

-Advertisement-

“Vdekje e dyshimtë-Rr. 22-Maj, Vushtrri 05.03.2021-11:17. Dëshmitarja femër kosovar ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë  ka gjet të përmbysur në një pusetë familjarin e saj viktimën mashkull kosovar. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse”, ka bërë të ditur Policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera