Lajme

Gruaja nga Gjakova shkon për t’u barazuar për pagën, sulmohet nga ish-shefat e saj

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 31 Janar 2022

Një grua nga Gjakova është sulmuar fizikisht nga pronarët e lokalit ku kishte punuar, pasi që kishte shkuar për t’u barazuar me pagën, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mesditën e së dielës, ku viktima ka pranuar lëndime trupore por edhe i është dëmtuar telefoni.
Vëllai i viktimës në mbrojtje për motrën e tij ka sulmuar pronarët e lokalit.

“Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa vëllai i viktimës është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy