Lajme

Gruaja nga Gjakova e braktis djalin 14-muajsh

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 28 October 2021

Policia në Gjakovë ka arrestuar një grua, e cila e ka braktisur djalin e saj 14-muajsh, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur pasditen e së martës  ku gruaja kishte dalë nga strehimorja pa paralajmërim

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka dalë nga strehimorja pa paralajmërim dhe ka braktisur djalin e saj 14-muajsh. Zyrtarët e QPS-së, fëmijën-djalin  e braktisur e kanë dorëzuar te prindi-babai i tij”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale e kanë dorëzuar djalin e braktisur te babai, ndërkaq e dyshuara është dërguar në mbajtje pas intervistimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera