Lajme

Gruaja në Prishtinë hyn në test për dikë tjetër në këmbim të parave, por e ‘zënë’ shumë shpejt

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 02 April 2023

Një grua në Prishtinë dyshohet se të shtunën i është nënshtruar një testi të gjuhës së huaj, në emër të një personi tjetër në këmbim të parave.

Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Njoftimi i policisë:

-Advertisement-

FALSIFIKIM

Prishtinë 01.04.2023, NN. Raportohet se e dyshuara femër kosovare, ka kryer veprën penale falsifikim duke iu nënshtruar testit të gjuhës së huaj, në emër të një personi tjetër në këmbim të parave. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera