Rozë

Gruaja harron Dani Alves, prej 20 janarit në burg. Joana Sanz puth një modele: Të dua…

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 20 April 2023

Ish-bashkëshortja e Dani Alves, Joana Sanz harron periudhën e vështirë dhe bëhet sërish protagoniste. Pasi u nda nga braziliani i cili akuzohet për përdhunimin e një femre në diskotekë dhe aktualisht është në burg, modelja spanjolle ka nisur të shijojë jetën sërish.

Nëpërmjet rrjetit social Instagram, ajo ka dhënë një mesazh të qartë nëpërmjet një fotoje ku shfaqet duke u puthur në buzë me një femër.

Bëhet fjalë për modelen tjetër Sandra Tabarés, e cila i ka qëndruar shumë pranë në këtë periudhë delikate të jetës, duke e ndihmuar të shkëputet përfundimisht nga Dani Alves.

-Advertisement-

Pasi e falënderon që e ka rikthyer sërish në jetën normale, ajo premton se në të ardhmen do të vijnë momente edhe më të bukura në jetën e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera