“Gruaja është forca më e madhe”- Intervistat ekskluzive në Gratë N’Fokus për vitin 2022

Autori: Gazeta inFokus
13:02 | 31 December 2022
Emisioni Gratë N’Fokus me autore Era Berishën, që është prodhim i Gazetës Infokus, gjatë vitit 2022 ka kontribuar në fuqizimin dhe motivimin e grave shqiptare duke nxjerrë në pah gra që kanë arritur majat e suksesit e që nuk janë ndalur pavarësisht sfidave.
Gratë N’Fokus ka sjellë çdo herë intervista ekskluzive ku jepen mesazhe emancipuese dhe edukuese për vajzat dhe gratë, por edhe për burrat në mënyrë që roli i gruas të kuptohet si i barabartë dhe i rëndësishëm në ekuilibrin e jetës dhe cilësinë e ndërveprimit në shoqëri.
Ekipa e emisionit për herë të parë në trevat shqiptare ka siguruar një intervistë ekskluzive me euro deputeten, Viola Von Cramon, e cila si asnjëherë më parë ka rrëfyer jetën e saj personale, si nënë e si grua kështu duke përcjellë mesazhe mjaftë të fuqishme për gratë në Kosovë.
Cramon ka shpalosur sfidat e saj në karrierë dhe motivimin që e solli atë këtu ku është sot, në sferën politike ndërkombëtare.
“Fuqizoni veten tuaj, sigurohuni që zëri juaj po dëgjohet, bëhuni pjesë e zgjedhjeve, aplikoni bëhuni kandidate, provoni të siguroheni që jeni pjesë e dukshme edhe në nivelin lokal. Sigurohuni që të mos lini politiken vetëm në dorë të burrave dhe mundohuni të na ndihmoni që të zhvillojmë dhe përmirësojmë situatën ekonomike dhe sociale”, është shprehur eurodeputetja.
Një intervistë tjetër ekskluzive e cila padyshim që pati impaktin e saj në shoqëri është edhe intervista me zv.kryeministren e Kosovës, Emilija Rexhepi.
Rexhepi për herë të parë ka rrëfyer fëmijërinë e saj dhe sfidat e paragjykimet që përjetoi duke qenë një grua e komunitetit boshnjak në Kosovë.
“Unë jetoj në frymën e një kosovari nuk jetoj në frymën e përkatësisë etnike apo kombëtare dhe kjo është diqka që është e jona, ne të gjithë jetojmë në atë bazë kombëtare apo fetare por mbi të gjitha jemi të gjithë qenie njerëzore dhe atëherë të gjithë duhet të jetojmë në frymën e jetës së përbashkët në frymën e respektit për njëri tjetrin”, ka thënë Rexhepi.
Për ti motivuar gratë dhe vajzat e tjerat të cilat dëshirojnë të jenë pjesë e politikës kosovare, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, tregoi të gjitha problematikat që i hasi në këtë fushë kështu duke u bërë inspirim për gratë tjera.
“Të jesh në politikë është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, unë i inkurajoj gratë edhe vajzat që të merren me politikë sepse pa pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në politikë nuk ka zhvillim dhe nuk ka mirëqenie të garantuar. Por gratë dhe vajzat te cilat pretendojnë apo synojnë të hyjnë në politikë duhet të jenë të përgatitura mirë”, ka potencuar Musliu.
Emisioni Gratë N’Fokus, në mënyrë që roli i gruas të kuptohet si i barabartë dhe i rëndësishëm në ekuilibrin e jetës ka realizuar intervistë me Ambasadoren e Vullnetit të Mirë për Kosovën, Elvana Shalen.
Shala ka trajtuar temën se si paragjykohen gratë për pozitat të cilat ato i zotërojnë.
“Kur jam emëruar në moshë të re me një mision që nuk ishte i zakonshëm në Kosovë, që në fakt jepej për herë të parë nga një organizatë ku po ashtu Kosova nuk është anëtare zyrtare e saj të tregon që ka qenë shumë sfidues. Në fillim është dashtë me thy shumë paragjykime për shkak të moshës së re për shkak të faktit që kam qenë femër për shkak edhe të sfidave shëndetësore që i kam pas, mirëpo sot pas 8 viteve në këtë mision për dy mandate jam shumë e lumtur që kom arrit me i thy këto paragjykime”, ka thënë ambasadorja.
Ndryshe, emisioni Gratë N’Fokus deri me tani ka arritur të jetë një nga emisionet më inspiruese në vend kështu duke fuqizuar rolin e gruas edhe në proceset historike të vendit dhe rëndësisë së vendimmarrjes së grave në jetën politike e shoqërore.
Të kujtojmë çdo ditë që të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut, dhe të drejtat e njeriut janë të drejtat e grave./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
15 vatra zja*rri janë aktive në Kosovë
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (MPB) ka bërë të ditur se, të martën, n...
-
Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë
Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shk...
-
Lëndohet një vajzë në pishinën e Gërmisë, këshilli lokal fajëson komunën
Kryetar i Këshillit Lokal të Sofalisë, Enver Redenica përmes një postimi në F...
-
Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë se ende nuk e kanë hartuar raportin e autopsisë së 27 vjeçarit: Po bëjmë përpjekje maksimale
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka thënë se dje është kryer autopsia për Agon Z...
-
Erërat e forta shembin çatinë e restorantit, vdes një person – lëndohen 10 të tjerë
Një person ka vdekur dhe dhjetë të tjerë janë lënduar nga shembja e çatis...
-
Emisari i BE’së Sorensen, në vizitën e parë në SHBA, i bën bashkë ambasadorët e Kosovës dhe Serbisë në Uashington
Danezi Peter Sorensen, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka bërë viz...
-
Kriza politike në Kosovë, ambasadori gjerman Rohde në selinë e PDK-së takon Memli Krasniqin
Kreu i PDK-së, Memli Kransiqi, ka takuar sot në selinë e partisë, ambasad...
-
“Vrasja nga pakujdesia” e Agon Zejnullahut, reagon edhe EULEX’i
Për atë që Prokuroria në Prishtinë e ka kualifikuar si vepër penale “vrasje n...
-
VV’ja në Prishtinë: Përparim Rama bëri presion për hapjen e pishinës së Gërmisë, një qytetare lëndoi hundën për shkak se s’kishte ujë mjaftueshëm
Enver Redenica nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka akuzuar kr...
-
“Më duhet të shkojë…” – Kurti vazhdon heshtjen – refuzon të flasë për krizën politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë pasdite nuk pranoi të flasë pë...
-
Rrezik në Rrugën B, shtylla elektrike gati të bie
Lexues të Gazetës Infokus kanë dërguar këtë pamje nga Rruga B në Prishtinë, k...
-
“Më duhet të shkojë…”: Kurti vazhdon heshtjen, refuzon të flasë për krizën politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë pasdite nuk pranoi të flasë pë...