Lajme

Gruaja e Zekës e quan psikopat ish-bashkëpunëtorin e tij

Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 26 September 2018

Bashkëshortja e deputetit Milaim Zeka, Edlira Qefalija, e ka quajtur psikopat Ilir Krasniqin, ish-partnerin e të shoqit të saj me të cilin ai akuzohet për skemën e mashtrimit të vizave.

E gjithë kjo pasi vet Ilir Krasniqi ka kërkuar nga Info Magazine të replikonte me të shoqen e Milaim Zekës, Edlira Qefalija që sipas tij për t’i demantuar deklarimet dhe akuzat e saj, njofton Klan Kosova.

”Ju pretendoni se unë bëjë interpelancë me një psikopat. Ky më hiqet mua sikur baba, nanë, dashuri, le t’i harrojë këto fore”.

-Advertisement-

”A m’u dogj bishti a floku a hunda, do ta shohim në fund. Do të përballemi çdo moment me Ilir Krasnqin, njeri i cili nuk e njeh familjen e tij, fëmijët e tij”.”Ilir Krasniqi nuk e ka idenë e limiteve njerëzore”.

”Tani na doli edhe teorria e re që nuk ia sponzorizoi fushatën. Le të jetë drejtësia ajo që do ta japi vulën e fundit”.

Ilir Krasniqi përmes një prononcimi të tij me telefon në Info Magazine, e ka akuzuar Milaim Zekën se për çështje të të hollave është në gjendje edhe të zhduk njerëz, njofton Klan Kosova.“Milaim Zeka është një njeri që për pare dhe për interes është në gjendje me të të zhduk”, është shprehur ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera