Uncategorized

Gruaja ‘e tejlodhur’ ankohet për kërkesat seksuale të burrit që pi ‘viagra natyrale’ (fotot)

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 16 February 2021

Një grua 43-vjeçare shkoi në stacionin vendor të policisë pasi ajo që fillimisht dukej si një rritje e mirëpritur e fuqisë seksuale të bashkëshortit, më pas nisi të shkaktojë probleme serioze mes çiftit.

Gruaja e ezauruar fajësonte për këtë “viagran natyrale” të nxjerrë nga arrat e kokosit, të cilat i kanë dhënë burrit të saj 64 vjecar ‘një jetë të re në dhomën e gjumit’.

43-vjeçarja e ngriti çështjen me oficerët e policisë në provincën Chachoengsao në Tialandë, duke thënë se burri kërkonte seks deri në shtatë herë në ditë, pasi kishte krijuar varësi ndaj pijes së re.

-Advertisement-

Gruaja nuk është emëruar nga mediat vendase, por tha në polici se fillimisht e shijonte energjinë e re erotike të burrit. Ajo tregonte se ata nuk kishin bërë dashuri prej kohësh derisa “uji i arrave të kokosit” kishte ringjallur dëshirën e tij dhe ata të dy rindezën jetën e intimitetit.

Por pas pak kohe, nxitja e ashpër seksuale të bashkëshortit nisi të shkaktonte tejlodhje te ajo.

Gruaja thotë se burri i saj ka krijuar tashmë varësi ndaj ujit të freskët të arrave të kokosit, që e merr në një stendë pazari, dhe nuk pushon duke i kërkuar të bëjnë dashuri.

Ajo tha: “Dy herë nuk mjaftojnë për të. Nëse nuk është i kënaqur, ai kërkon tre apo katër herë të tjera. Edhe pasi e kemi bërë disa herë gjatë ditës, ai kërkon përsëri para gjumit”.

Kur lajmi u shpërnda gjerësisht në mediat tailandeze, stenda e ujit të arrave të kokosit u mbush me klientë të shumtë, që besonin se lëngu ishte një “viagra natyrale”.

Wandee Paoponpreuk, shitësi 43 vjeçar i Sstendës magjike” tha se klientët e tij pijnë tashmë nga katër gota plot me lëng arrash kokosi.

“Ka klientë që pijnë disa gota nga uji i arrave të kokosit për të parë nëse bëhen si ai xhaxhai 64-vjeçar”, thotë ai.

Wandee shtoi se pija eshte e lire pasi nje arre kokosi kushton rreth 20 Baht tailandeze (rreth 70 cent euro).

Edhe doktori i spitalit lokal Kampanant Pornyokrai tha se lëngu i arrave të kokosit nxit testosteronin dhe dëshirën seksuale te burrat, por kjo nuk është provuar zyrtarisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera