Sport

Gruaja e shefit merrë dhuratë një “Bentley”, futbollistët zemërohen pasi që atyre iu zvogëluan rrogat

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 30 November 2020

Lojtarët e Bournemouth kanë mbetur të shokuar dhe zemëruar nga një postim në “Instagram” i gruas së administratorit të klubit, Nil Black.

Alesia zbuloi dhuratën e bashkëshortit të saj për Krishtlindje, një makinë luksoze “Bentley”, e cila ka kushtuar 140 mijë paund.

Dhe në dhomat e zhveshjes së Bournemouth, që së fundmi ka shkurtuar edhe rrogat në këtë kohë krize pandemie, kjo nuk është pritur aspak mirë nga futbollistët.

-Advertisement-

Fotoja e “Bentley”-t me një targë të personalizuar për modelen ruse u bë objekt bisede në dhomën e zhveshjes së skuadrës këtë fundjavë.

Në prill, kur Bournemouth-i luante ende në Premier Ligë, ish-trajneri Eddie Howe, ishte ndër të parët që vendosi të shkurtojë rrogën e tij pas shpërthimit të pandemisë, ndjekur më pas nga lojtarët. Ndërsa klubi vendosi të nxjerrë nga skema e sigurimeve edhe disa punonjës në të gjithë sektorët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera