Lajme

Gruaja e Kryeministrit, Buzhalës: Kena me lut edhe ty me t’fal diçka, nashta nalesh pak

Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 08 January 2018

Kritikat e Berat Buzhales, për vendimet e kryeministrit Ramush Haradinaj, kanë nxitur reagimin e bashkëshortes së shefit të ekzekutivit të vendit.

Anita Muçaj ka sulmuar kritikat e Buzhalës për faljen e borxheve për kompanitë e ujit dhe dhënien e rreth 60 milionë eurove nga kryeministri.

Ajo ka ironizuar se do t’i lutet kryeministrit për t’i falur edhe Buzhalës diçka.

-Advertisement-

“Hajt Berat Buzhala se kena me lut edhe ty me t’fal dicka e nashta nalesh pak se je dhez dicka a thua se vetem ti pe don Kosoven…”, ka shkruar Anita Muçaj.

Por, ky nuk ishte sulmi i vetëm nga bashkëshortja e Haradinajt.

Ditë më parë ajo ofendoi gazetarët, duke iu thënë se janë bërë sikur gazetarët e mediave serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera