Gruaja e Joe Biden, infektohet me virusin Covid-19

Autori: Gazeta inFokus
16:35 | 16 August 2022
Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden rezultoi më 16 gusht pozitive me virusin COVID-19. Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, gruaja e presidentit amerikan Joe Biden, filloi të përjetonte simptoma të ngjashme me ato të etheve, dhe si rrjedhojë iu nënshtrua të martën një testi molekular ku rezultoi pozitive.
Zonja e Parë, në përputhje me udhëzimet e autoriteteve shëndetësore amerikane, do të qëndrojë në izolim për pesë ditë. Jill Biden do të trajtohet me medikamentin anti-viral Paxlovid. “Ajo
ndodhet aktualisht në një rezidencë private në Karolinën e Jugut dhe do të kthehet në shtëpi pasi të ketë marrë dy teste negative të njëpasnjëshme”, thuhet në deklaratën Shtëpisë së Bardhë.
Diagnoza e saj pozitive ndaj COVID-19 vjen vetëm disa javë pasi presidenti amerikan rezultoi pozitiv ndaj virusit në muajin korrik. Ai u trajtua menjëherë me antiviralin “Paxlovid” dhe më vonë rezultoi sërish pozitiv në fund të muajit pas disa ditësh testimi negativ, të cilin mjeku i tij e përshkroi si një rast “rikthimi” për shkak të medikamentit. Zonja e parë nuk rezultoi pozitive gjatë asaj kohe.
Shtëpia e Bardhë tha se Joe Biden rezultoi negativ të martën në mëngjes në një test antigjeni. Si person kontakti i zonjës së parë, ai do të qëndrojë për 10 ditë me maskë në ambiente të mbyllura dhe në afërsi me të tjerët, tha Shtëpia e Bardhë.
Biden po rikthehet në Shtëpinë e Bardhë nga Karolina e Jugut të martën për të dhënë një deklaratë për mediat dhe për të nënshkruar legjislacionin mbi klimën dhe kujdesin shëndetësor të miratuar nga Kongresi Amerikan javën e kaluar. Më pas, ai pritet të udhëtojë në Wilmington, Delauer./Rel

Të tjera
-
Aksident me vdekj*e në Pogradec
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Pogra...
-
Tragjedia në Koçan, ish-ministri shqiptar merret në pyetje nga policia
Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është ftuar të intervistohet në ...
-
U shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det – peshkatari peruan tregon si mbijetoi
Një peshkatar peruan i cili i mbijetoi pas 95 ditëve i humbur në det në Oqean...
-
Pamje kur të lënduarit nga zjarri në klubin e natës në RMV dërgohen me aeroplan drejt Turqisë
Të lënduarit nga tragjedia në një disotekë të Maqedonië së Veriut po dërgohen...
-
Kurti uron Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse Shqiptare
Për zgjedhjen e Joan Palushit, kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale...
-
Ndizen qirinj në Shtip, për 59 viktimat e tragjedisë në Koçan
Shumë qytetarë janë mbledhur në qendërn e Shtipit, duke bërë kështu homazhe p...
-
Tentuan të vidhnin në një market, pesë të arrestuar në Fushë Kosovë
Policia në Fushë Kosovë ka identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar...
-
47 persona me lëndime të rënda dërgohen për shërim jashtë shtetit
Rreth 115 pacientë, të lënduar nga tragjedia në Koçan po trajtohen nëpër klin...
-
Hotelet e Shkupit ofrojnë akomodim falas për familjarët e personave të lënduar nga zjarri në Koçan
Akomodimi falas për familjarët e të lënduarve dhe të vdekurve në zjarrin në d...
-
Emisari i ri për dialogun Kosovë -Serbi realizon vizitën e parë në Prishtinë, nesër në mëngjes e takon Osmanin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën do të ketë takim me Peter Soren...
-
Emisari amerikan i quan pozitive bisedat me presidentin rus, paralajmëron telefonatë Trump-Putin këtë javë
Steve Witkoff, I dërguari për Ukraiën i presidentit amerikan Donald Trump, k...
-
Familjarët e viktimave në RMV bllokojnë spitalin: Nuk mund t’u bëni autopsi fëmijëve
Familjarët e viktimave të cilët humbën jetën si pasojë e zjarrit në një disko...