Sport

Gruaja e Icardit merr rolin e analistes së futbollit

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 15 August 2018

Wanda Nara, gruaja e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi, ka thënë se është e gatshme ta kritikojë burrin e saj pasi që e ka marrë rolin e analistes së futbollit.

Nara do të paraqitet në programin e futbollit Tiki Taka, i cili transmetohet cdo të hënë në Itali. Ajo do të përcjellë ndeshjet e Serie A-së dhe ka mohuar se do të tregohet e njëanshme kur bëhet fjalë për klubin e burrit të saj.

“Mediaset më kanë bërë këtë ofertë për disa vite me radhë, por këtë herë kam pranuar sepse tani kam mundësi. Isabella, vajza ime më e vogël, fillon shkollën në shtator, kështu që do të kem më shumë kohë të lirë”, ka thënë Nara.

-Advertisement-

“Jam grua e pavarur, gjithmonë kam punuar dhe nuk dua të varem nga një burrë. Jam fanatike e Interit, por do të jem neutrale. Do të mësoj më shumë për klubet e tjera. A do ta kritikojë Icardin në TV? Çfarë problemi ka nëse e bëj një gjë të tillë?”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera