Sport

Gruaja e Bryant prek me fjalët e saj pas tragjedisë: Zemra u nda në miliona copa

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 27 January 2020

Ndarja nga jeta e legjendës së basketbollit amerikan, Kobe Bryant hidhëroi të gjithë të apasionuarit e këtij sporti por edhe personalitet të shumë anembanë botës.

41-vjeçari ndërroi jetë ditën e djeshme pas një aksidenti që pësoi helikopteri i tij privat duke humbur jetën edhe vajza e tij 13 vjeçare, Gianna.

Një tragjedi tepër e rëndë për familjen e basketbollistit, sidomos për bashkëshorten. “Hollywoodlife” shkruan se bashkëshortja e Bryant, Vanesa është shkatërruar kur ka mësuar lajmin e kobshëm, duke humbur totalisht kontrollin.

-Advertisement-

Ajo është mbajtur nën vëzhgim nga mjekës, pasi përjetoi një shok të vërtetë. “Zemra e saj u nda në miliona copa”, shkruhet në artikullin e publikuar nga “Hollywoodlife”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera