Lajme

Gruaja e Astrit Deharit reagon pas publikimit të pjesëve të ditarit

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 18 October 2019

Bashkëshortja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, të  ndjerit Astrit Deharit, Arta Boshtraj ka reaguar lidhur me publikimin e disa shkrimeve nga ditari i ish burrit të saj.

Këtë reagim e ka publikuar kandidatja për deputete nga VV, Albulena Haxhiu, ku ka shpërndarë deklaratën e Artës, shkruan gazeta inFokus.

Përmes këtij postimi Arta i është drejtuar mediave duke I pyetur se nga kush I kanë marrë këto shkrime, pasi që familja nuk posedon asnjë pjesë të ditarit./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Dje dhe sot janë shfaqur nëpër gazeta dhe rrjete sociale, shkrime nga ditari i Astritit. Kam një pyetje, për këto media dhe këto portale se nga kush po i marrin këto shkrime? Kur ne si familje nuk e kemi as nje pjesë të ditarit të Astritit. Mendoj se ditari është shume personal dhe nuk duhet të bëhet publik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera