Lajme

Gruaja e Agim Ramadanit: Nuk guxonim të martoheshim, e kishim të ndaluar me ligj

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 12 April 2021

Shukrie Ramadani, gruaja e heroit Agim Ramadani, tha se vazhdon të jetojë me dhimbje duke shtuar se ëndrra e Agimit dhe të tjerëve për pavarësinë e Kosovës është arritur.

Përmes një rëfimi, ajo tregon se si është njohur me Agim Ramadanin edhe pse nuk guxonin të martoheshin, sepse e kishin të ndaluar me ligj.

“Nga klasa e parë njihemi me Agimin, jemi të të njëjtit fshat nga Zhegra e Gjilanit. Jemi rritur bashkë edhe në shkollë fillore edhe në të mesmën. Ishim ndër çiftet e pakta që e kemi pas të ndalur me ligj të martohemi. Agimi ka qenë i kërcënuar që në rast se martohet me mua do ta përjashtojnë nga Akademia Ushtarake, edhe unë isha e dënuar”, tha ajo në T7.

-Advertisement-

Shukrija tregoi se gjatë kohës sa Agim Ramadani ka qenë në Akademinë Ushtarake letrat ia kishte dërguar në emër të një gruaje serbe.

“Kur ja dërgoja letrat i shkruaja në emër të një serbeje që në shqip emri i saj nënkupton Yllka sepse e doja atë emër, derisa u kry Akademia Ushtarake ashtu i kam dërguar letrat”, shtoi ajo.

“Kur e kreu Akademinë Ushtarake, ditën e parë të dielë e planifikuam të martohemi…Për pesë vite sa isha e fejuar kam bërë shumë çejiz…Kemi pas vazhdimisht sfida të shumta. Pas Akademisë, ajo që mund t’i bënin Agimit ishte mosdhënia e gradave, banesës etj. Por e kishim njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.

Teksa shtoi se më pas e kanë krijuar familjen, dy djemtë dhe një vajzë.

“Si e dënuar nuk kisha të drejtë të kisha pasaportë”, tha ndër të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera