Lajme

Gruaja e Adem Mikullovcit merr kaq vota në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 21 February 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e formularëve me rezultatet për kandidatët për deputet të subjekteve politike në vend, një gjë të tillë ka bërë edhe për komunën e Mitrovicës, atje Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para si parti duke marr 19.835 vota ose 63.04% të totalit të përgjithshëm.

Pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë ishte edhe gruaja e aktori dhe ish-deputetit të ndjerë, Adem Mikullovci, Lumnije Mikullovci.

Ajo kishte numrin 84 në listën Vetëvendosjes dhe ka marr vetëm 86 vota në qytetin e Mitrovicës.
Gjatë ditëve në vazhdim mbetet të shihet nëse ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u bërë deputete.

Të tjera