Lajme

Gruaja dyshonte për apandesit, por përfundon duke lindur një fëmijë

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 08 January 2018

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në spitalin e Durrësit, ku një grua ka shkuar me dhimbe të forta barku, por pas disa orësh sjell në jetë një fëmijë.

News 24 ka mësuar historinë e çuditshme që nisi mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Durrësit, e më pas u konkludua me ardhjen në jetë të një fëmijë, shtatzëni që nuk ishte vënë re për 9 muaj me radhë nga nëna. Sipas dëshmive te siguruara nga mjekët e urgjencës,thuhet se “një grua nga rrethinat e Durrësit, rreth 30 vjeç, është paraqitur në spital me dhimbje të forta barku rreth orës 19:00, ndërsa dyshonte se mund të kishte tëmthin ose apendicitin. Por pasi mjekët roje i kanë bërë asaj një eko, e cila ka treguar se gruaja ishte shtatzënë dhe se ishte gati për të lindur.

“Nuk ka mundësi që të jem shtatzënë, pasi vjet linda fëmijën e parë. Shikoni çfarë kam. Dyshoj se kam tëmthin ose apendicitin”, mësohet t’i jetë shprehur e reja doktorëve.

-Advertisement-

Por, nga konsultuat dhe analizat, rezultoi se 30-vjeçarja ishte thjesht shtatzënë.
Rreth orës 23:00 gruaja lindi fëmijën e saj të dytë, një djalë të shëndetshëm, 3100 gr, ndonëse gjatë kësaj kohe nuk ishte në dijenie të shtatëzanisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera