Lajme

Gruaja bënë burrin për spital në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 24 November 2021

Një grua nga Fushë Kosova ka rrahur burrin e saj mbrëmjen e së martës, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhje me këtë bashkëshorti ka njoftuar se gruaja e tij ka probleme psikike dhe nuk është në gjendje të kujdeset për fëmijët e tyre.

Sipas Policisë viktimës i është ofruar tretman mjekësor si dhe është njoftuar prokurori i shtetit.

-Advertisement-

“Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare. Sipas viktimës e dyshuara ka probleme psikike dhe e njëjta nuk është në gjendje të kujdeset për fëmijët e tyre”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti po cilësohet si “Dhunë në familje, keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, dhe sipas prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera