Gruaja akuzon mjekët për humbjen e foshnjave: Prokuroria nis hetimet, në Gjinekologji thonë se ka qenë abort
Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 02 May 2023
Një grua shtatzënë ka raportuar se si shkak i neglizhencës së mjekëve i ka humbur dy foshnjat e saj.
Gruaja ka qenë shtatzënë në javën e 21-të.
E lidhur me rastin prokuroria ka nisur hetimet. Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës tha se Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për t’iu bërë autopsia dy foshnjave të pajeta.
Ulaj tha se është inicuar rast “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
“Prokuroria në koordinim me institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore për ta ndriçuar në plotëni këtë rast”, tha Ulaj për Klankosova.tv
Për rastin në fjalë është deklaruar edhe drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj.
Ndrejaj e ka mohur për Klankosova.tv se rasti ka ndodhur brenda klinikës që drejton.
“Në fakt, rasti ka ndodhur të shtunën. Nuk ka ndodhur brenda Klinikës së Gjinekologjisë, ka ndodhur jashtë saj. Kjo ka qenë abort, kjo ka qenë shtatzënë në javën e 21-të dhe ne deri në javën e 28-të e konsiderojmë abort”, tha Ndejaj.
“Ajo ka ardhur në klinikë e ka kryer lindjen. Foshnjat kanë qenë të vdekura”, theksoi ai.
Të tjera
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...