Lajme

Groposi kushëririn pasi i shau gruan, burg të përjetshëm për 26-vjeçarin

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 24 May 2017

Është dënuar me burg të përjetshëm Denis Zaka, i cili akuzohet se ka vrarë dhe gropozsur në një përrua kurshëririn e tij të parë pasi i quajti gruan “kur*ë”.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për t’a denuar me burgim të përjetshëm Zakën për vrasjen makabre të vitit të kaluar.

“U intervistua shtetasi Denis Zaka, i cili kishte shumë kontradikta në thënie që nuk përputheshin me tabulatet telefonike.

-Advertisement-

I vendosur para provave kontradiktore për ato që kishte deklaruar, pranoi se ai e kishte kryer vrasjen e kushëririt të tij, shtetasit Vladimir Murrizi, duke dhënë shpjegime të hollësishme për motivin, mjetin me të cilin kishte realizuar vrasjen, dhe vendin ku e kishte fshehur kufomën në Greqi”,- sqaron policia.

Për këtë arsye, me datën 08.08.2016, u bë ndalimi i shtetasit Denis Zaka, 26 vjeç, lindur në Lushnje dhe banues në lagjen numer 15, Durrës.

Ngjarja në Greqi

Dy kushërinjtë kanë punuar si çobanë në Larisë në Greqisë, por në dy stane të ndryshme.

Rreth orës 23:00, Vladimiri ka shkuar tek Denisi dhe i ka kërkuar ta ndihmonte për të kryer vjedhjen e një freze për të punuar tokën.

Fillimisht dy kushërinjtë kanë konsumuar alkool në një lokal e më pas janë nisur për të kryer grabitjen.

Në rrugë e sipër, të dy kushërinjtë e dehur janë konfliktuar për motive të dobëta. Viktima mësohet të ketë sharë bashkëshorten e autorit. “Gruaja jote është k…”, ndërsa Denisi ia ka kthyer me të njëjtën monedhë.

Pas këtij konflikti Vladimiri e qëllon me hekur Denisin, ndërsa ky i fundit e qëllon me thikë duke i shkaktuar edhe vdekjen. Më pas e ka varrosur në një përrua, është larguar dhe ka telefonuar të afërmit. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera