Lajme

Gripi në Kosovë ka prekur mbi 20 mijë njerëz

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 26 January 2018

Gripi në Kosovë që nga muaji tetor i vitit të kaluar, e deri më datën 21.01 2018, ka prekur 21 mijë e 350 raste të dyshimta ku prej tyre 3 mijë e 36 raste me infeksion respirator akut, dhe 54 raste sëmundje e rëndë respiratore akute.

Këto të dhëna kanë dalë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

Sipas zyrtarëve të këtij instituti, aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, mundësia e rritjes së rasteve ekziston.

-Advertisement-

Numër më i madh i rasteve raportohet nga Komuna e Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës, por asnjëra nuk e kalon pragun epidemik.

Instituti Kombëtar tashmë ka dhënë rekomandime të duhura profesionale, që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve, dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina. /rel/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera