Shëndetësi

Gripi mund të na mbrojë kundër Covid-19. Ja çfarë thonë ekspertët!

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 11 January 2022

Sipas një studimi të kohëve të fundit, mbrojtja natyrore kundër një ftohje të zakonshme mund të sigurojë një mbrojtje kundër covid-19. Në studim janë përfshirë 52 persona të cilët jetonin me dike që sapo ishte infektuar me kovid dhe ata që kishin grumbulluar qeliza specifike imune pas një ftohje, dukeshin më pak të prirur të infektoheshin me kovid. Ekspertët gjithsesi thonë se askush nuk duhet të mjaftohet vetëm me këtë mbrojtje dhe se vaksinat mbeten mbrojtja kryesore.

Por ata besojnë se zbulimet e tyre mund të ofrojnë një pasqyrë të dobishme se si sistemi mbrojtës i trupit tonë lufton virusin. Covid-19 shkaktohet nga një lloj i koronavirusit, dhe disa lloje të ftohjeve shkaktohen nga koronaviruse të tjerë, nisur nga kjo shkencëtarët kanë ngritur pyetjen se nëse mbrojtja e krijuar nga ftohja mund të ndihmojë edhe në mbrojtjen kundër kovidit. Por gjithashtu ekspertët thonë se do të ishte gabim të mendoni se kushdo që ka kaluar një ftohje së fundmi mbrohet automatikisht nga kovidi pasi jo të gjitha llojet e ftohjes shkaktohen nga koronavirusët.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera