Sport

Griezmann për kalimin tek Barca

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 19 November 2018

Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, ka pranuar se ishte shumë e vështirë që të refuzonte ofertën e Barcelonës.

Emri i francezit, gjatë verës, është lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm në “Camp Nou”, por në fund vendosi të qëndrojë me Atleticon.

Barca asokohe thuhej që kishte dërguar një ofertë prej 100 milionë eurove, në drejtim të zyrtarëve të skuadrës nga Madridi.

-Advertisement-

Griezmann ka thënë se refuzimi ishte pjesë e vështirë, megjithatë nuk është i penduar.

“E vështirë të refuzosh Barcën? Është shumë e vështirë” ka thënë francezi për “Canal Plus”.

“Ke aty Barcelonën e cila të kërkon me ngulm dhe të dërgon mesazhe. Por, pastaj ke një klub në të cilin aktivizohesh dhe je shumë i rëndësishëm aty dhe ata po ndërtojnë një projekt rreth teje” ka vazhduar Griezmann.

“Ishin kohë të vështira, madje edhe për gruan time, pasi zgjohesha në 3 të mëngjesit për të diskutuar rreth kësaj çëshje” ka përfunduar francezi.

Griezmann vendosi të qëndrojë në Atletico ku pastaj edhe fitoi Superkupën e UEFA, pas fitores 4-2 kundër Real Madridit.

Në La Liga këtë sezon, ata pozicionohen në vendin e dytë me vetëm një pikë më pak se Barca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera