Lajme

Greva po dëmton studentët: Shtyhet afati i aplikimit për bursa

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 30 January 2019

Fakultetet janë në grevë që disa ditë, ku studentët nuk po mund t’i nënshtrohen provimeve.

Por, as shërbimet administrative nuk po arrijnë t’i kryejnë për shkak të grevës së punonjësve të administratës.

Për shkak të kësaj gjendje, edhe studentët e komunës së Skenderajt nuk kanë arritur të aplikojnë për bursa komunale.

-Advertisement-

Kjo për shkak se nuk po mund t’i kompletojnë dokumentet që kërkohen.

“Njoftohen studentët e komunës së Skenderajt, të cilët aplikojnë për bursa komunale se, afati për aplikim për bursë do të shtyhet për kohë të pacaktuar. Kjo bëhet për arsye se, administrata e fakulteteve janë në grevë dhe studentët nuk mund t`i kompletojnë dokumentet që kërkohen. Për datën e mbylljes së konkursit për bursa komunale, do të njoftoheni prapë përmes faqes zyrtare të Komunës së Skenderajt”, thuhet në njoftimin e komunës./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera