Greva në QKUK, emergjenca pranon vetëm rastet e rënda
Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 17 December 2018
Punëtorët shëndetësor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës sot kanë hyrë në grevë 24 orëshe, të cilët po kërkojnë ngritjen e pagave për mjekët dhe punëtorët teknik të këtij sektori.
Në grevë ka hyrë edhe Klinika Emergjente në QKUK, megjithatë shërbime shëndetësore po ofrohen vetëm për rastet kur ka rrezik për jetë.
Drejtori i kësaj Klinike, Basri Lenjani, ka thënë se do të pranojnë vetëm rastet emergjente. Ai ka bërë të ditur se si staf i Klinikës Emergjente mbështesin kërkesat e profesionistëve shëndetësor.
“Duke u bazuar në ligjin për kujdesin emergjent të Kosovës Klinika Emergjente është detyruar të ofrojë kujdes mjekësor për të gjithë ata të sëmurët të cilët e kanë jetën në rrezik. Klinika Emergjente si çdo herë ka qenë mbështetëse për t’i plotësuar kërkesat e profesionistëve të kujdesit shëndetësor” tha ai.
Grevistët paralajmëruan se në rast të mos përmbushjes së kërkesave të tyre punëtorët shëndetësor paralajmërojnë se mund të ketë masa edhe më radikale sindikaliste.
Qytetarë të shumtë në Klinikat tjera të QKUK-së nuk kanë mundur të marrin shërbime shëndetësore, disa prej tyre nuk kanë pranuar të flasin para kamerës por janë shprehur se mbështetin grevën e punëtorëve shëndetësor. Megjithatë, ka pasur edhe të tillë që kanë kundërshtuar grevën e tyre.
Greva e punëtorëve shëndetësor në QKUK ka filluar në orën 7 të mëngjesit.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...