Greva në arsim, Gola: Qeveria Kurti ndodhet në mes dy alternativave
Autori: Gazeta inFokus
13:36 | 22 Shtator 2022
Kryetari i Komisionit për Arsim nga Lëvizja Vetëvendosje, Ardian Gola, duke folur për grevën në arsim tha se Qeveria Kurti aktualisht ndodhet në mes të dy alternativave.
E para sipas tij është këmbëngulja për të mos rënë në pozita shantazhuese dhe e dyta të ndajë edhe 50 eurot e kërkuara nga SBASHK-u, “sipas logjikës së një shteti të shantazhueshëm”.
Këto deklarata Gola i bëri të enjten, në seancën e Kuvendit, ku mes tjerash shtoi se nuk ka dallim mes shantazhit dhe grevës, kur kjo e fundit përdoret për të bllokuar çdo funksion etik të një institucioni, raporton Telegrafi.
“Në këtë kontekst, Qeveria Kurti është ndërmjet dy alternativave; këmbënguljes që të mos bie në pozita të shantazhueshme por çmimi i kësaj do të ishte vazhdimi i vuajtjes së pasojave te fëmijët dhe në anën tjetër një zgjidhje afatshkurtër e cila në trajtën e logjikës së pushteteve të kaluara e tregton edhe këtë 50 eurosh dhe rikthehet procesi mësimor, por pasojat janë afatgjata pra logjika e ripordhuar e një shteti të shantazhueshëm”, u shpreh ai.
Deputeti pozitar tutje tha se greva duhet të ndërpritet pasi kërkesat kryesore të SBASHK-ut janë përmbushur, ndërsa ato që kanë mbetur mund të plotësohen përmes presionit sindikal.
“Më duhet të shprehi një solidarizim kolegial dhe njerëzor me mësimdhënësit se e kuptoj që nuk është e lehtë të përballosh një tematizim të stërkequr publik për interesat e tyre. Unë dje i kam pasur në Komision përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe Këshillit Grevist dhe mendoj se si mazhorancë kemi treguar maturi të diskutimit për problemet e tyre”.
“Unë u binda që përmbushja dhe adresimi i kërkesave sindikale deri sot nga Qeveria në asnjë rrethanë nuk janë të atij niveli që të arsyetojë vazhdimin e grevës në këtë formë. Për pjesën që ka mbetur pa u realizuar, do të mund të lehtë të vazhdojnë me presionin sindikal por jo me grevë sikur tani. Jam i bindur që për këto kërkesa që iu kanë mbetur pa realizuar mund të vazhdojë me presion sindikal, por jo me bllokadë totale”.

T� tjera
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...





























