Lajme

Greva në aeroport, shoqërohen në polici mbi 25 kontrollorë

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 08 April 2021

Nga dita e djeshme e deri më sot, në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë mbajen të shoqëruar rreth 25 kontrollorë të “AlbControl”.

 

Ende nuk dihen shkaqet pse këta persona po qëndrojnë në ambjentet e policisë, ndërsa një ditë më parë vetë kryeministri Edi Rama kërcënoi me përgjegjësi penale për këdo që ka lënë detyrën, e cila sipas qeverisë, cënon sigurinë kombëtare, raporton Ora News.Lexo edhe: VIDEO-FOTO/ Party me balerina braziliane, kur Balluku harxhonte paratë e ‘Albcontrol’

Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës nuk është vonuar dhe ka filluar hetimet per situatën e ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.Vepra penale për të cilën po hetohet është “shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.Duke nisur nga pretendimet e maazhorancës për një grusht shteti Forcat e Armatosura dhe FNSH morën pasditen e djeshme kontrollin e të vetëm ndërkombëtar në vend.

Të tjera